Bale dhe Kane shkëlqejnë në fitoren e Tottenhamit

Tottenhami ka shënuar fitore fitore me rezultat 4-1, ndaj Crystal Palaces, ndeshje e vlefshme për xhiron e 27-të në Premierligë.

Gareth Bale shënoi për 1-0, në minutën e 25’ pas asistimit të Harry Kane.

Ishte përsëri sulmuesi uallsian që shënoi për 2-0, në minutën e 49’ i cili u shërbye nga Kane.

Mysafirët e ngushtuan epërsinë me Christian Benteken në minutën e 45+1’.

Harry Kane shënoi për 3-1, në minutën e 52’.

Për t’i dhënë fund çështjes së fituesit Harry Kane shënoi për 4-1, në minutën e 76’.

Pas kësaj jfitoreje Tottenhami ngjitet në vendin e gjashtë me 45 pikë, duke i shënuar tri fitore radhazi.

Kurse, Crystal Palace pozicionohet në vendin e 13-të me 34 pikë.