Bale dëshiron t’i bashkohet Tottenhamit

Gareth Bale është afër rikthimit te skuadra e Tottenham Hotspur.

31 vjeçari iu ishte bashkuar Real Madridit nga Tottenhami në verën e vitit 2013, duke i fituar katër Liga të Kampionëve me madrilenët.

Bale i ka shënuar 105 gola në 251 ndeshje për Realin. Në sezonin e fundit uellsiani u bë i padëshiruar nga Zinedine Zidane, duke i bërë vetëm 16 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Manchester United dhe Tottenham kanë hyrë në garë për Gareth Bale.

Agjenti i uellsianit, Jonathan Barnett ka thënë për BBC Sport, se lojtari i tij preferon që t’i bashkohet Tottenhamit.

“Gareth ende i dashuron Spursat. Është vendi ku ai dëshiron të jetë”, ka deklaruar agjenti i Balet, duke bërë të ditur se uellsiani do t’i bashkohet Tottenhamit.