Babai i Higuainit: Gonzalo do të qëndrojë te Juventusi

Të hënën kanë raportuar mediat italiane se Gonzalo Higuain nuk dëshiron të rikthehet në Itali pasi është i shqetësuar për nënë e tij që vuan nga kanceri prej se ka shpërthyer coronavirusi.

Mediat italiane shkruanin se argjentinasi dëshiron të luaj në Argjentinë te River Plate.

Mirë, këto gjëra i ka përgënjeshtruar babai i futbollistit, Jorge, për LM Nequen, duke thënë se Gonzalo do të qëndrojë në Juventus.

“Gjithçka që është thënë për Gonzalon, nuk është e vërtetë. Mund t’jua them një gjë: Gonzalo do të qëndrojë te Juventusi, sepse akoma ka edhe një vit e gjysmë në kontratën e tij dhe do ta respektojë atë. Do ta përfundojë kontratën e tanishme. Brenda 18 muajve të ardhshëm, Gonzalo do të vendosë se çfarë do të bëjë, sepse do të jetë drejtues i fatit të tij”, ka thënë Jorge Higuain.

32 vjeçari ka kontratë me bianconerët deri në verën e vitit 2021.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!