Austria fiton ndaj Maqedonisë së Veriut

Austria ka shënuar fitore me rezultat 3-1, ndaj Maqedonisë së Veriut, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në “Euro 2020”.

Austriakët kaluan në epërsi në minutën e 18’ me Lainerin i cili shënoi një gol të bukur.

Goran Pandev e barazoi rezultatin në minutën e 28’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Austria e riktheu epërsinë në minutën e 78’ me Gregoritsch.

Për 3-1, shënoi Arnautovic në minutën e 89’.

Në ndeshjen e radhës, Maqedonia e Veriut do të luajë ndaj Ukrainës më 17 qershor.

Kurse, Austria ndaj Holandës.