Australia e mposht Çekinë dhe kalon në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror

Kombëtarja e Australisë në basketboll, ka arritur ta mposht Çekinë me rezultat 82-70, në kuadër të çerekfinales së Kampionatit Botëror.

Çerekun e parë më mirë e nisi Çekia e cila e fitoi me rezultat 22-19.

Në çerekun e dytë Australia u rikthye fuqishëm duke e fituar me rezultat 30-18.

Edhe çerekun e tretë e fituan “Kengurët”, me rezultat 16-13.

Çereku i katërt dhe i fundit përfundoi me rezultat 17:17, për rezultati përfundimtar ishte në të mirë të Australianëve me plus 12 pikë, 82-70.

Australia do të përballet në gjysmëfinale me Spanjën e cila e eliminoi Poloninë.