Aubameyang deri në vitin 2023 te Arsenali

Pierre – Emerick Aubameyang ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin.

Sulmuesi gabonez ka nënshkruar kontratë të re tre vjeçare me “Topçinjtë” e cila do ta mbajë në skuadër deri në vitin 2023.

Aubameyang është kapiten dhe njëri prej lojtarëve më të mire te Arsenali.

Ai i ka shënuar 72 gola nga 111 ndeshje, duke i fituar dy trofe dhe Këpucën e Artë me Arsenalin.