
Atletico vazhdon me fitore, mposht Valencian
Atletico Madridi ka shënuar fitore me rezultat 3-1, ndaj Valencias, në kuadër të xhiros së 20-të në La Liga.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me mesfushorin Uros Racic në minutën e 11’.
Jaoo Felix e barazoi rezultatin në minutën e 23’.
Luis Suarez i kaloi vendasit për herë të parë në epërsi në minutën e 54’ pas asistimit të Felixit.
Për 3-1, shënoi Angel Correa duke i dhënë fund çështjes së fituesit.
Pas kësaj fitoreje Atletico Madridi pozicionohet në vendin e parë me 47 pikë, shtatë pikë më shumë se Reali që ka një ndeshje më shumë.
Kurse, Valencia mbetet në vendin e 14-të me 20 pikë.
⏱ 90’+4’ | #AtletiValencia 3⃣-1⃣
¡¡𝗙𝗜𝗡𝗔𝗔𝗔𝗟!! ⏹ ¡REMONTADA EN EL PARTIDAZO DE HOY!
👏¡¡𝙀𝙨𝙩𝙪𝙥𝙚𝙣𝙙𝙤 𝙩𝙧𝙖𝙗𝙖𝙟𝙤, 𝙘𝙝𝙞𝙘𝙤𝙨!!👏
🔴⚪#AúpaAtleti pic.twitter.com/7vHL8mYZpB
— Atlético de Madrid (@Atleti) January 24, 2021