Atletico ndalet nga Betisi

Atletico Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1, ndaj Real Betisit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 30-të në La Liga.

Yanic Carrasco shënoi për 0-1, në minutën e 5’.

Tello e barazoi rezultatin në minutën e 20’.

Atletico në fund të ndeshjes kishte dy mundësi me Correan, por sulmuesi argjentinas të dy ndeshjet dështoi të fitojë.

Pas këtij barazimi Atletico mbetet në vendin e parë me 67 pikë.

Kurse, Betisi në vendin e gjashtë me 47 pikë.

Në xhiron e ardhshme Atletico luan si vendas ndaj Eibarit.