Atletico Madridi shënon fitore dramatike ndaj Osasunës

Atletico Madridi ka shënuar fitore dramatike me rezultat 2-1, ndaj Osasunës, në kuadër të xhiros së 37-të në La Liga.

Ante Budimir i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 76’.

Renan Lodi shënoi për 1-1, në minutën e 82’.

Golin e fitores e shënoi Luis Suarez në minutën e 88’ pas asistimit të Carrascos.

Pas kësaj fitoreje Atletico Madridi pozicionohet në vendin e parë me 83 pikë.

Kurse, Osasuna në vendin e 11-të me 44 pikë.