Atletico Madridi i pandalshëm, mposht Valladolidin (VIDEO)

Atletico Madridi ka vazhduar me fitore, kësaj radhe duke e mposhtur Valladolidin me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga.

Thomas Lemar shënoi për 1-0, në minutën e 56’.

Për 2-0, shënoi mesfushori spanjoll Marcos Llorente në minutën e 72.

Pas fitores së shtatë radhazi, Atletico pozicionohet në vendin e parë me 26 pikë.

Kurse, Valladolidi në vendin e 19-të me 10 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.