Atletico Madridi fiton më vështirësi ndaj Salzburgit (VIDEO)

Atletico Madridi ka shënuar fitore të vështirë me rezultat 3-2, ndaj Salzburgit, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve për Ligën e Kampionëve.

Ndeshjen e nisën më mirë vendasit duke shënuar për 1-0, me Marcos Llorenten.

Për 1-1. Shënoi Szoboszlai.

Mergim Berisha i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 47’.

Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 52’ me Joao Felixin.

Heroi i vendasve në këtë ndeshje ishte sulmuesi portugez Joao Felix në minutën e 85’.

Pas kësaj fitoreje Atletico Madridi pozicionohet në vendin e dytë me tri pikë në Grupin A.

Kurse, Salzburgi në vendin e fundit me një pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.