Atletico Madrid – Liverpool, publikohen formacionet zyrtare

Janë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen Atletico Madrid – Liverpool, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Atletico do të luajë me formacionin 4-4-2.

Joao Felix dhe Griezmann do ta përbëjnë dyshen e sulmit për spanjollët të mbështetur nga Carrasco dhe Lemar.

Diego Simeone ka vendosur që Luis Suarezin mos ta inkuadrojë në lojë.

Liveperpooli do të luajë me formacionin 4-3-3.

Salah, Firmino dhe Mane e përbëjnë treshen e sulmit për anglezët në këtë ndeshje.

Atletico Madrid – Liverpool luhet nga ora 21:00.