Atletico Madrid fiton me një lojtar më pak ndaj Betisit (VIDEO)

Atletico Madrid ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Real Betisit me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 36-të në La Liga.

Alvaro Morata dhe Correa shënuan në pjesën e parë, por të dy golat iu anuluan pas rishikimit të VAR-it.

Për vendasit u përkeqësuan punët në minutën e 57’, pasi Mario Hermoso u ndëshkua me karton të kuq.

Golin e fitores për Atleticon e shënoi Diego  Costa në minutën e 74’.

Pas kësaj fitoreje Atletico Madrid mbetet në vendin e tretë me 66 pikë.

PËR TA PARË GOLIN KLIKONI KËTU.