Atletico Madrid e dëshiron transferimin e Ivan Rakiticit

Ivan Rakitic i ka ditët e numëruar te Barcelona.

Mesfushori kroat ka shprehur haptazi pakënaqësi për hapësirat e pakta që iu kanë dhënë në këtë sezon te katalunasit.

Ish-futbollisti i Sevillës po kërkohet nga disa skuadra europiane.

Mundo Deportivo, shkruan se Atletico Madrid ka hyrë në garë për transferimin e nënkampionit të botës me Kroacinë.

Rakitic iu kishte bashkuar Barcelonës në verën e vitit 2014 nga Sevilla.