Atletico e blindon Thomas Parteyn me kontratë të re

Mesfushori ganez Thomas Partey është duke bërë paraqitje të shkëlqyera me Atletico Madridin në këtë sezon.

Për ganezin shumë skuadra të njohura europiane kanë shprehur interesim që ta transferojnë në afatin kalimtar të verës, si Arsenal dhe Manchester United.

Mail Online, shkruan se Atletico dëshiron t’ia zgjasë kontratën Parteyt, e cila i përfundon në verën e vitit 2023.

Partey në tregun e vlerësimeve sipas “transfermarkt.com”, vlerësohet 50 milionë euro.

26 vjeçari në këtë sezon i ka luajtur 35 ndeshje duke i shënuar tre gola dhe një asistim.