Atleti Musa Hajdari merr ftesë për të garuar në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”
Sporti kosovar gjatë ditës së sotme ka marrë një lajm të mirë, pasi atleti kosovar, Musa Hajdari ka marrë ftesë për ta përfaqësuar Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se Federata e Atletikës e Kosovës ka pranuar ftesën për Musa Hajdarin sipas vendit të rezervuar për univerzalitetin.
Hajdari do të garoj në disipilën vrapim 800 metra. Kjo do të jetë hera e dytë që Musa Hajdari do të jetë pjesmarrës në Lojërat Olimpike, pas debutimit në “Rio 2016”.
Sporti i atletikës dhe notit marrin ftesa të veçanta nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për Lojërat Olimpike.
Në not pritet që Kosova t’i marrë dy ftesa.
Kosova në Lojërat Olimpike në Tokio do të jetë me 11 sportistë.
Lojërat Olimpike mbahen prej 23 korrikut deri më 8 gusht të këtij viti.a
Në këto “Tokio 2020” do të jenë pesë xhudistë, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka e Akil Gjakova, që janë kualifikuar me normë. Më pas do të jetë mundësi Egzon Shala, që po ashtu ka siguruar normën.
Ndërsa ftesë ka marrë shenjtari Drilon Ibrahimi e boksierja Donjeta Sadiku. Po ashtu është konfirmuar edhe Musa Hajdari, dhe do të jenë edhe dy notarë.