Athletic Bilbao – Atletico Madrid, përfundon pa fitues (VIDEO)

Ka përfunduar pa fitues ndeshja Athletic Bilbao – Atletico Madrid, me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 28-të në La Liga.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me sulmuesin Iker Muniain në minutën e 37’.

Atletico Madridi e barazoi rezultatin në minutën e 39’ me Diego Costan pas asistimit të Kokes.

Në pjesën e dytë nuk u shënua asnjë gol.

Pas këtij barazimi Aletico Madrid mbetet në vendin e gjashtë me 46 pikë.

Kurse Athletic Bilbao në vendin e 10-të me 38 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.