
Atalanta triumfon ndaj Napolit
Atalanta ka shënuar fitore me rezultat 4-2, nda Napolit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 23-të në Serie A.
Duvan Zapata shënoi për 1-0, në minutën e 52’.
Ziellinski e barazoi rezultatin në minutën e 58’.
Vendasit e rikthyen epërsinë në minutën e 64’ me Robin Gonsensin.
Për 3-1, shënoi Luis Muriel në minutën e 71’.
Gonsens shënoi autogol për rezultatin 3-2.
Për 4-2, shënoi mbrojësi i Atalantës Romero në minutën e 79’.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani luajti për 90 minuta në humbjen e Napolit.
Pas kësaj fitoreje Atalanta ngjitet në vendin e katërt me 43 pikë.
Kurse, Napoli mbetet në vendin e shtatë me 40 pikë.
⏱ 94’ | Full Time ⏹#AtalantaNapoli 4-2
💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/SOG6jpbHEb
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) February 21, 2021