Atalanta po e mposht Manchester Unitedin në ‘Old Trafford’

Ka përfunduar 45 minutëshi i parë mes Manchester Unitedit dhe Atalantës me rezultatin 0-2.

Mario Pasalic shënoi për 0-1 në minutën e 15’.

Për 0-2 shënoi qendërmbrojtësi Merih Demiral në minutën e 29’.

Unitedi deri në fund të pjesës së parë i kishte disa raste të mira për gol, por nuk arriti ta thyej mbrojtjen e italianëve.

Rezultate interesante janë edhe në ndeshjet tjera.

Benfica – Bayern, Lille – Sevilla dhe Zenit – Juventus janë duke barazuar me rezultat 0-0.

Young Boys është duke humbur nga Villarreali me rezultat 0-2, po ashtu edhe Chelsea po e mposht Malmon me shifrat 2-0.