Atalanta mposht Parmën dhe ngjitet në vendin e dytë (VIDEO)

Atalanta ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Parmës si mysafir me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 37-të në Serie A.

Dejan Kulusevski i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 43’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, për Parmën.

Atalanta e barazoi rezultatin me një gol të bukur të sulmuesit ukrainas Ruslan Malinovsky nga gjuajtja e lirë në minutën e 70’.

Golin e fitores për mysafirët e shënoi Alejandro Gomez në minutën e 84’.

Pas kësaj fitoreje Atalanta ngjitet në vendin e dytë me 78 pikë.

PËR T’I PAR GOLAT KLIKONI KËTU.