
Atalanta e pandalshme shënon fitoren 8 radhazi në Serie A (VIDEO)
05.7.2020 - 21:33
Atalanta ka vazhduar me formë të mirë në Serie A, duke e mposhtur Cagliarin me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 30-të në Serie A.
Kjo ishte fitoreja e tetë radhazi në Serie A, për ekipin e Atalantas e cila udhëhiqet nga trajneri italian Gian Piero Gasperini.
Golin e fitores e shënoi Luis Muriel në minutën e 27’ nga penalltia.
Pas kësaj fitoreje Atalanta pozicionohet në vendin e katërt me 63 pikë, një pikë më pak se Interi që pozicionohet në vendin e tretë.