Atalanta e pandalshme mposht edhe Napolin (VIDEO)

Atalanta ka shënuar fitoren e katërt radhazi prej rikthimit të futbollit pas pandemisë së coronavirusit, duke e mposhtur Napolin me rezultat 2-0.

Mesfushori kroat Mario Pasalic i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 47’ pas asistimit të kapitenit Alejandro Gomez.

Për 2-0, shënoi mbrojtësi i krahut të majtë, Robin Gosens në minutën e 56’.

Pas kësaj fitoreje Atalanta e blindon pozitën e katërt me 60 pikë, 12 pikë më shumë se Roma që pozicionohet në vendin e pestë.

Kurse Napoli mbetet në vendin e gjashtë me 45 pikë.

Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të xhiros së 29-të në Serie A.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.