Aston Villa turpëron Liverpoolin (VIDEO)

Aston Villa e ka turpëruar Liverpoolin duke e mposhtur me rezultat të thellë 7-2, në kuadër të xhiros së katërt në Premierligë.

Në këtë ndeshje kanë shkëlqyer sulmuesi Ollie Wtkins duke shënuar hat-trick dhe mesfushori Jack Grealish duke i shënuar dy gola dhe tre asistime.

Ndeshjen e nisën furishëm vendasit me Ëatkinsin në minutën e 4’, duke kaluar në epërsi.

Për 2-0 shënoi Ollie Watkins në minutë ne 22’.

Liverpooli e ngushtoi epërsinë me Mohamed Salah në minutën e 33’.

John McGinn shënoi për 3-1.

Pjesën e parë vendasit e mbyllën me rezultatin 4-1, pasi Watkins shënoi në minutën e 39’ duke e kompletuar hat-trickun e tij në këtë ndeshje.

Ross Barkley shënoi për 5-1, në minutë ne 55’.

Përsëri për Liverpoolin shënoi Salah në minutën e 60’ duke e ngushtuar epërsinë.

Grealish i shënoi dy gola në minutat e 66’ dhe 75’ për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 7-2.

Pas kësaj fitoreje Aston Villa pozicionohet në vendin e dytë me nëntë pikë.

Kurse, Liverpool në vendin e pesë po ashtu me nëntë pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.