Arthur Melo pranon ofertën e Juventusit

Sipas raportimeve në Itali, mesfushori brazilian Arthur Melo, ka pranuar ofertën e Juventusit.

Gazetari italian Romeo Agresti, që shkruan për Goal-Italia, ka thënë se Arthur ka pranuar ofertën e Juventusit dhe të zhvendoset në Torino.

Po ashtu edhe Fabrizio Romano, ka raportuar para disa minutave se 23 vjeçare do t’i bashkohet Juventusit duke u përfshirë në shkëmbim me Miralem Pjanicin.

Juventusi do t’i paguaj Barcelonës + 10 milionë euro dhe Miralem Pjanicin për ta sjellë në Torino Arthur Melon.

Shkëmbimi Pjanic- Arthur Melo, pritet të zyrtarizohet para 30 qershorit.