Arteta thotë se Aubameyang është i lumtur te Arsenali

Arsenal mund të mbetet pa sulmuesin kryesor të tyre, Pierre Emerick -Aubameyang.

Sulmuesi gabonez po kërkohet me ngulm nga skuadra e Barcelonës, e cila e dëshiron si zëvendësues të Luis Suarezit, pasi uruguaini do të mungoj deri në fundin e sezonit.

Por, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se Aubamyeang është i lumtur te Arsenali, bile trajneri spanjoll ka shtuar se kapiteni i topçinjëve nuk është i kënaqur se çka shkruajnë mediat për të.

“Me sa di unë, një javë më parë pas një ndeshje në shtëpi ne po diskutonim dhe ai tha që ishte shumë i lumtur. Ai nuk ishte dakord me gjërat që ishin shkruar në media dhe ai ka të ardhmen e tij këtu. Kjo është ajo që kuptoj për momentin”, ka thënë Mikel Arteta në konferencë për media.

Afati kalimtar i janarit përfundon me 31 janar dhe deri atëherë na mbetet të presim se a do të ketë lëvizje të Aubamyangit nga Arsenali.