Arteta pas humbjes së Arsenalit: Është e papranueshme mënyra se si kemi humbur ndeshjen           

Arsenali nuk e ka nisur mirë futbollin në Premierligë pas pandemisë.

Topçinjtë nga dy ndeshje kanë pësuar dy humbje nga Manchester City dhe Bringhtoni.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta, e humbi ndeshjen e sotme ndaj Bringhtonit në sekondat e fundit.

Arteta ka thënë se është i frustruar  se si e kanë humbur lojtarët e tij sot ndeshjen.

“Jam shumë i frustruar. Është e papranueshme mënyra se si kemi humbur ndeshjen. Neve na pëlqen të garojmë dhe unë e di se kemi ekip të ri. Por prapë ne e kemi humbur ndeshjen. Është dashur të vendosim ndeshjen më herët”, ka thënë Arteta.

Trajneri spanjoll ka thënë se skuadra e tij duhet të jetë më e vëmendshme pasi nuk duhet të pranojnë gola me lehtësi.

“Në këtë nivel nuk mund të pranosh golat në mënyrën se si ne i pranuam. Është e pamundur. E di që kemi ekip vërtetë të ri, por në Premier League nëe bën dy gabime si këto, atëherë pësoni dy gola. Nuk mund të pranojmë këtë”, ka shtuar Arteta.

Arsenali pozicionohet në vendin e 10-të pas 30 xhirove duke i humbur shpresat edhe për një kualifikim për Ligën e Europës se për Ligën e Kampionëve as që bëhet fjalë.

 

Arsenali vazhdon me humbje, mposhtet nga Brightoni (VIDEO)