Arteta flet për Granit Xhakën: E doja në Manchester City!

Trajneri i ri i Arsenal, Mikel Arteta, ka folur për Granit Xhaken, duke thënë se ai mund të ketë sukses në Arsenal, pavarësisht ‘fjalosjes’ me tifozët.

Siç raporton Reuters, Arteta citohet të ketë thënë se Xhaka po shkon në drejtimin e duhur, pasi po rindërton marrëdhëniet me tifozët e klubit dhe mund të jetë një lojtar i rëndësishëm për ekipin, raporton Reuters.

“Kur shkova në City nga Arsenali për ta filluar karrierën si trajner dhe po kërkonim lojtar për atë pozitë, ai ishte njëri nga lojtarët në listën time”, tha Arteta.

“Unë isha i lumtur kur Arsenali  nënshkroi me të, sepse mendova se ai do të ishte një lojtar i frikshëm. Ai ka bërë disa gjëra vërtet të mira dhe tani është mbërthyer në një situatë e vështirë, që po rritej dhe po rritej dhe një ditë ajo shpërtheu”, ka thënë Arteta.

Reprezentuesi i kombëtares së Zvicrës, Xhaka reagoi me zemërim ndaj tifozëve të Arsenalit, kur ai u largua nga fusha në një ndeshje kundër Crystal Palace në tetor dhe më pas iu hoq shiriti i  kapitenit nga ish menaxheri Unai Emery.

“Unë i thashë se sa më pëlqen dhe çfarë pres prej tij, sa i rëndësishëm është ai për ekipin,” shtoi Arteta.

“Unë jam këtu për ta ndihmuar atë, unë dua që ai të ndiejë se ne jemi pas tij … nëse mund të trajtojmë tifozët në mënyrën e duhur … gjithashtu do të jetë i dobishëm për ekipin”, ka deklaruar Mikel Arteta.

Në anën tjetër, Xhaka është lidhur nga mediat gjermane me një kalim në Hertha Berlin, por Arteta tha se kishte folur me lojtarin për të ardhmen e tij.