Arsene Wenger gjen punë

Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, i është kthyer botës së futbollit, duke u emëruar shef i FIFA-s për zhvillimin global të futbollit.

Sipas BBC, Wenger e ka pranuar këtë post, duke i dhënë fund spekulimeve, që e lidhnin atë me një rikthim në rolin e menaxherit, si trajner i Bayern Munich.

“Unë mezi pres të marr këtë sfidë jashtëzakonisht të rëndësishme”, citohet të ketë thënë francezi Wenger.

Ai u largua nga Arsenali në maj të vitit 2018, pas 22 vjetëve, ku fitoi tre tituj të Premier League dhe shtatë Kupa FA.

Roli i tij i ri do të jetë të ndihmojë në zhvillimin e futbollit për burra dhe gra, si dhe do të jetë anëtar i panelit teknik të Bordit të Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit dhe gjithashtu kryetar i grupit të studimit teknik të FIFA-s.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!