Arsenali mposht Manchester Cityn dhe kalon në finale të FA CUP (VIDEO)

Arsenali është kualifikuar në finale të FA CUP, pas fitores 2-0, ndaj Manchester Cityt.

“Topçinjtë”, e nisën ndeshjen furishëm duke kaluar në epërsi me Pierre – Emerick Aubamyangin në minutën e 19’ pas asistimit të Pepes.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Edhe pjesa e dytë u vendos nga një gol nga i njëjti lojtarë, Pierre Emerick – Aubameyang në minutën e 71’.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta do të luaj në finale me fitusin e ndeshjes Manchester United – Chelsea, që zhvillohet nesër nga ora 19:00.

Finalja e madhe e FA CUP, luhet më 1 gusht nga ora 16:00.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.