
Arsenali fiton pa vështirësi ndaj Moldes (VIDEO)
05.11.2020 - 22:53
Arsenali ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-1, ndaj Moldes, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Europa League.
Të parët që kaluan në epërsi ishin Molde, me golin e Ellingsenit në minutën e 22’.
Vendasit e barazuan rezultatin në fundin e pjesës së parë me autogolin e Haugenit.
Arsenali kaloi në epërsi, po ashtu me një autogol tjetër të Sinyanit në minutën e 62’.
Për 3-1, shënoi Nicolas Pepe në minutën e 69’.
Joseph Willock shënoi për 4-1, në minutën e 88’.
Pas kësaj fitoreje Arsenali pozicionohet në vendin e parë me nëntë pikë nga tri ndeshje në grupin B.
Kruse, Molde në vendin e dytë me gjashtë pikë.