Arsenali fiton me lehtësi ndaj Slavias së Pragës

Arsenali ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Europës pas fitores me rezultat të thellë 0-4 ndaj Slavias së Pragës.

Rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet ishte 5-1, për Arsenalin.

Nicolas Pepe shënoi për 0-1, në minutën e 18’.

Për 0-2, sulmuesi francez Alexandre Lacazette.

Saka shënoi për 0-3, për t’i dhënë fund çështjes së fituesit.

Golin e katërt e shënoi sulmuesi Lacazette në minutën e 77.

Arsenali në gjysmëfinale do të takohet me Villarrealin më 29 maj.