Arsenali fiton me lehtësi ndaj Sheffieldit

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 0 -3, ndaj Sheffield Unitedit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 31-të në Premierligë.

Alexandre Lacazette shënoi për 1-0, në minutën e 33’.

Për 2-0, shënoi Martinelli në minutën e 71’.

Ishte përsëri sulmuesi francez Alexandre Lacazette që shënoi për 0-3 në minutën e 85’.

Pas kësaj fitoreje Arsenali pozicionohet në vendin e nëntë me 45 pikë.

Kurse, Sheffieldi në vendin e fundit me 14 pikë.