Bournemouth's Ryan Fraser in action during the Pre Season Friendly at The Hawthorns, West Bromwich.

Arsenali favorit për të nënshkruar me Ryan Fraserin

Arsenal është duke menduar për sulmuesin e krahut të majtë Ryan Fraser.

Skocezi Ryan Fraser, ka bërë paraqitje të mira në këtë sezon me Bournemouthin duke rënë në sy të skuadrave si Manchester United dhe Arsenal.

Team Talk, shkruan se Arsenali është ekipi favorit për të nënshkruar me 26 vjeçarin.

Fraserit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe pritet t’i bashkohet Arsenalit si futbollist i lirë.

26 vjeçari në këtë sezon i ka luajtur 28 ndeshje në Premierligë duke e shënuar një gol dhe katër asistime.