Arsenali e eliminon Liverpoolin nga Carabao Cup pas penalltive

Arsenali e ka eliminuar Liverpolin nga Carabao Cup, pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-4.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për 1/8 e finales në Carbao Cup.

Loja e rregullt përfundoi me rezultat 0-0, duke e përcaktuar fituesin nga penalltitë.

Për Liverpoolin gabuan Origi dhe Wilson. Kurse për Arsenalin, Elneny.