Arsenal vazhdon të interesohet për Boatengin

Skuadra e Arsenalit është duke pasur probleme me mbrojtjen në sezonin e ri edhe pas ardhjes së trajnerit spanjoll Mikel Arteta.

Gazeta gjermane “Kicker”, shkruan se skuadra londineze është duke shfaqur interesim për qendërmbrojtësin gjerman, Jerome Boateng.

Boateng nuk është i kënaqur te skuadra e Bayernit, pasi nuk e ka të sigurtë vendin e startuesit dhe kjo mund ta shtyj atë të largohet nga “Allianz Arena”.

Mbetet të shihet nëse Arsenal do të bëj ndonjë lëvizje në merkato për ta përforcuar repartin e mbrojtjes.