Arsenal vazhdon me rezultate të dobëta, barazon me Norwichin (VIDEO)

Norëich dhe Arsenal, kanë barazuar me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së 14-të në Premierligë.

Kjo është ndeshja e gjashtë radhazi në Premierligë që Arsenal nuk e gjen rrugën e fitores.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me Pukkin në minutën e 21’.

Mysafirët e barazuan rezultatin me Aubameyangin në minutën e 29’.

Norwichi përsëri shënoi në minutën e 45+2’ për rezultatin 2-1.

Arsenal e barazoi rezultatin me Aubameyangin për rezultatin 2-2.

Pas këtij barazimi Arsenal pozicionohet në vendin e tetë me 19 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.