Arsenal më në fund fiton (VIDEO)

Arsenal ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj West Hamit, me rezultat 3-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 16-të në Premierligë.

Djelmoshat e udhëhequr nga trajneri suedez Fredrik Ljunberg, këtë fitore e kanë arritur pas pesë humbjeve dhe katër barazimeve. Në total kishin nëntë ndeshje pa fituar në të gjitha kompeticionet.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me mbrojtësin Ogbonna.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për West Hamin.

Në pjesën e dytë u pa në fushë vetëm një skuadër, Arsenali.

“Topçinjtë” e barazuan rezultatin me Martinellin në minutën e 60’.

Golin e epërsisë në minutën e 66’ e shënoi Nicolas Pepe.

Kapiteni Aubameyang, shënoi në minutën e 69’ për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 3-1.

Pas kësaj fitoreje Arsenal pozicionohet në vendin e 11 me 19 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.