Arsenal – Leicester përfundon pa fitues (VIDEO)

Arsenali dhe Leicesteri i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 34-të në Premierligë.

Pierre Emeric- Aubamyeang i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 21’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, për vendasit.

Arsenali mbeti me një lojtar më pak në minutën e 75’ pasi Nketiah u ndëshkua me karton të kuq.

Mysafirët e barazuan rezultatin me Jamie Vardin në minutën e 84’

Pas këtij barazimi Leicesteri mbetet në vendin e katërt me 59 pikë.

Kurse Arsenali në vendin e shtatë me 50 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.