Arsenal jep detaje për gjendjen e Granit Xhakës

Ekipi londinez, Arsenal ka treguar për gjendjen aktuale të futbollistit shqiptar Granit Xhaka.

Përmes faqes zyrtare të klubit, Arsenal ka njoftuar se Granit Xhaka po vazhdon rikuperimin me gjendjen që po i përmirësohet.

‘’Graniti po bën përparim të mirë në fazat fillestare të shërimit të tij nga një dëmtim mesatar i ligamentit të gjurit të pësuar me 26 shtator. Qëllimi aktual është që Graniti të kthehet në stërvitje të plotë, herët në vitin e ri’’, kanë thënë nga Arsenal.

Deri më tash Granit Xhaka ka zhvilluar vetëm katër ndeshje zyrtare për ekipin dhe ende nuk ka arritur të gjej portën.

Sonte Arsenal do të përballet me Crystal Palace në ndeshjen e fundi të xhiros së tetë në kuadër të ligës angleze.

Pas shtatë xhirove të zhvilluara, Arsenal ndodhet në pozitën e 13-të me 10 pikë të grumbulluara.