Arsenal, Everton dhe Wolves interesohen për James Rodriguezin

Mesufshori kolumbian, James Rodriguez nuk është duke kaluar ditë të mira te Real Madridi.

28 vjeçari në këtë sezon i ka bërë vetëm shtatë paraqitje në La Liga duke e shënuar një gol dhe një asistim.

Largimi i Jamesit nga Santiago Bernabeu, duket i pashmangshëm në afatin kalimtar të verës.

Destinacioni i kolumbianit pritet të jetë Premierliga, sipas Sky Sport.

Arsenal, Everton dhe Wolves e dëshirojnë transferimin e ish-futbollistit të Monacos.

Kujtojmë se për yllin kolumbian ka shfaqur interesim edhe Napoli nga Serie A.