Arsenal dhe Everton nisin bisedimet me Juventusin për Rabiotin

Arenal dhe Everton kanë nisur bisedimet me Juventusin për mesfushorin francez, Adrien Rabiot.

Për ish-mesfushorin e Paris Saint-Germain, ka shprehur interesim edhe skuadra e Manchester Unitedit.

Adrien Rabiot, nuk ka arritur ta bind trajnerin italian Maurizio Sarrin që ta mbaj në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetës franceze “Le10sport”, shkruan se Arsenali dhe Evertoni kanë nisur negociatat për Rabiotin.

Carlo Ancelotti e dëshiron francezin në skuadër pasi ka punuar me të në PSG.

Kurse, Arsenali dëshiron që ta ketë partner në mesfushë me Matteo Guendouzi.

Francezi iu ka bashkuar bianconerëve në vitin 2019 si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germain.