Arsenal barazon me Standard Liegen (VIDEO)

Arsenal nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2, ndaj Standar Lieges, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Europa League.

Standard Liege, kaloi në epërsi në minutë ne 47’ me anë të Bastienit.

Epërsinë e dyfishoi Amallah në minutën e 69’ për vendasit.

“Topçinjtë”, e ngushtuan epërsinë me Lacazette në minutën e 78’.

Saka e barazoi rezultatin në minutën e 81’.

Pas këtij barazimi Arsenal pozicionohet në vendin e parë me 11 pikë në Grupin F, duke e siguruar kualifikimin në 1/32 e fazës finale në Europa League.

PËR T’I PARË GOLAT E NDESHJES KLIKONI KËTU.