‘Arpagjik’t’ e kërkojnë me çdo kusht dorëheqjen e kryetarit të Lirisë (Foto)

Tifozët zyrtarë të Klubit Futbollistik Lirisë, po e dëshirojnë me çdo kusht dorëheqjen e kreytarit të saj Ilijaz Ilijazi.

Kjo tifozëri fillimisht të hënën me 19 gusht ishte e pranishme te zyret e klubit me rreth 50 anëtarë ku e kërkon dorëheqjen e Ilijaz Ilijazit.

“Arpagjik’t”, po i kërkojn Iljazit pagat e mbetura të lojtarave dhe po pretendojnë se klubi e ka shitur lojën ndaj Drenicës në sezonin e kaluar duke marrë një shumë të konsiderueshme të parave.

Ata kanë paralajmëruar që sot të mërkurën prej orës 18:00, do të jenë në stadiumin “Përparim Thaçi”, për ta kërkuar dorëheqjen përfundimtare të Ilijaz Ilijazit.