'Arpagjikt': E bllokojmë stadiumin nëse nuk shkarkohet kryetari i KF “Liria“

Grupi i tifozëve të Prizrenit, “Arpagjikt” kanë kërcënuar me bllokimin e studionit të qytetit, nëse nuk shkarkohet kryetari i klubit “Liria”. Ata kanë thënë se çdo gjë është e negociueshme përveç dorëheqjes së kryetarit Ilijaz Ilijazi.

Tifozët zyrtarë të KF “Liria”, po e dëshirojnë me çdo kusht dorëheqjen e kryetarit të saj Ilijaz Ilijazi.

Kjo tifozëri fillimisht të hënën me 19 gusht ishte e pranishme te zyret e klubit me rreth 50 anëtarë ku e kërkon dorëheqjen e kryetarit.

“Ne sot dëshirojmë të jemi të qartë njëherë e mirë nëse brenda 24 ore nuk del lajmi që ai është shkarkuar ne do të vijojmë me aksionin e radhës ku nuk do të lëvizim më nga stadium”, thuhet në reagimin e tifozëve të qytetit të Prizrenit.

“Arpagjikt”, po i kërkojnë Iljazit pagat e mbetura të lojtarëve dhe po pretendojnë se klubi e ka shitur lojën ndaj Drenicës në sezonin e kaluar duke marrë një shumë të konsiderueshme të parave.

Por, në një prononcim për KALLXO.com, Ilijaz Ilijazi i hodhi poshtë kritikat e tifozëve.

“Ata mund të akuzojnë, por e vërteta qëndron te faktet: pagat i kanë marrë, loja me Drenicën është shumë lehtë e verifikueshme sepse ka xhirime. Ndërsa, puna e tifozëve nuk është me bo politiken e klubit, por me përkrah klubin”, tha ai për KALLXO.com.

‘Arpagjik’t’ e kërkojnë me çdo kusht dorëheqjen e kryetarit të Lirisë (Foto)