Armando Sadiku transferohet në Bolivi

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, ka befasuar të gjithë me zgjedhjen e tij për t’u transferuar në Bolivi.

Sadiku karrierën e tij do ta vazhdojë në futbollin bolivian, te klubi Club Boliviar.

Lajmin për transferimin e Sadikut e ka konfirmuar presidenti i këtij klubi, Marcelo Claure.

29 vjeçari deri tani ishte pjesë e skuadrës turke, Erzurumspor.