Armando Broja thotë se e ka ëndërruar të shënoj gol në Premierligë

Sulmuesi Armando Broja ishte vendimtar në fitoren e Southamptonit ndaj Leedsit me rezultat 1-0.

Broja shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje. Ai pas ndeshjes ka deklaruar se sot kanë bërë paraqitje fantastike.

“Ndihem mahnitshëm. Djemtë ishin shumë të mirë sot dhe mënyra sesi ne shtymë përpara dhe iu përmbajtëm planit të lojës, mënyra se si u mbrojtëm. Nuk mund t’i falënderoj djemtë aq sa duhet, ishin të jashtëzakonshëm sot”, ka thënë 20 vjeçari.

Sulmuesi i Shqipërisë thotë se e kishte ëndërruar që kur ishte fëmijë të shënonte gol në Premierligë.

“Siç e thash, unë kam qenë duke ëndërruar për këtë moment që kur isha fëmijë; fillimin tim të parë në Premierligë dhe një gol. Nuk mund të kisha kërkuar asgjë më të mirë. Nathan Redmond e asistoi si në pjatë për mua dhe unë vetëm duhej ta përfundoja”, ka thënë ai.