Arjen Robben i kthehet futbollit

Legjenda e futbollit holandez, Arjen Roben i është kthyer fushave të futbollit.

36 vjeçari ka njoftuar se në sezonin e ri do të luaj për skuadrën e tij të fëmijërisë në Holande, FC Groningen.

Robben do të jetë pjesë e Groningenit për sezonin 2020/2021. Me këtë skuadar ish-futbollisti i Bayernit e kishte nisur karrierën e tij si futbollist.

“Klubi mund të përdorë çdo ndihmë gjatë kësaj periudhe për të tejkaluar krizën nga coronavirusi. Unë kam marrë pjesë në disa aksione dhe po ashtu kam menduar se çfarë mund të bëj tjetër për klubin. Në javët e fundit kam pasur konsulta me njerëzit në klub dhe kam dëgjuar fjalët e përkrahëse: ‘Arjen, duhet të ndjekësh atë që të thotë zemra!’… Një rikthim si futbollist në Groningen. Tani ky është misioni. Po punoj të rikthehem si futbollist”, ka thënë Robben në prezantimin e tij.

Robben ishte pensionuar nga futbolli aktiv në sezonin e fundit kur i përfundoi kontrata me Bayern Munchenin.