Arijanet Muric do të kthehet në Manchester City

Portieri i Kombëtares së Kosovës, do të kthehet te Manchester City për sezonin e ri.

21 vjeçari është i huazuar nga Manchester City te skuadra e Nottingham Foresti për sezonin 2019/2020.

Muric nuk ka treguar paraqitje të mira te Nottingham Foresti në Championship, duke i bërë vetëm pesë paraqitje.

The Athletic”, shkruan se portieri i Kosovës, do të kthehet në Manchester City pasi të përfundoj ky sezon.

Muric ka bërë pesë paraqitje për Manchester Cityn, të gjitha në Carabao Cup.

21 vjeçari ka kontratë me kampionët e Anglisë deri në vitin 2024.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!