Ardian Nuhiu trajneri i vitit në Kosovë

Ardian Nuhiu i Dritës është shpallur trajneri më i mirë i vitit , nga Federata e Futbollit e Kosovës në , në gala mbrëmjen “Laureatëve të vitit 2020”.

Nuhiu në sezonin e kaluar u bë kampion me Dritën në kuadër të Superligës së Kosovës dhe dukë bërë paraqitje të mira në garat europiane.

Po ashtu, Drita është shpallur kampione e sezonit vjeshtor me tri pikë më shumë se Ballkani.

Trajneri shkupjan është shprehur i emocionuar pas marrjes së këtij çmimi duke thënë se është një arritje e veçantë për të.

“Është dita më e lumtur në jetën time. Është një arritje e veçantë për mua. Një trajner shumë i ri dhe patjetër duhet të falënderojë shumë njerëz sonte këtu. E kishit theksuar se ka qenë kampionati më i vështirë, është shumë e saktë, pasi është nder e privilegj të marrë këtë çmim unë, në një konkurrencë të tillë siç kemi pasur në Superligë shumë trajnerë cilësorë. Por, gjithmonë duke falënderuar klubin tim Drita, e njerëzit kryesor pa të cilët nuk do të ishim këtu”, ka thënë Nuhiu.

Armend Thaqi futbollisti i vitit në Superligë