Ardian Nuhiu nënshkruan kontratë të re me Dritën

Trajneri shkupjan, Ardian Nuhiu, do ta drejtoj skuadrën e Dritës edhe për dy vitet e ardhshme.

Skuadra e Dritës, ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë të re me trajnerin Ardian Nuhiu, i cili do të jetë pjesë i skuadrës gjilanase deri në vitin 2022.

Puna e mirë e Nuhiut, në këtë sezon me Dritën, e ka shpërblyer me kontratë të re nga gjilanasit.

Drita në këtë sezon pozicionohet në vendin e dytë me 43 pikë, një pikë më pak se Ballkani pas 22 xhirove.

Ardian Nuhiu, te Drita ka ardhur më 17 shtator të vitit 2018 si ndihmës trajner i Shpëtim Duros.

Kurse drejtimin e ish-kampionëve të Kosovës e ka marrë më 10 shkurt të vitit 2019.

 

 

Nuhiu nga karantina: Kampionati duhet të rinisë, nuk do të ishte reale të ndërpritej